Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Disa të huaj në Shqipëri po e çojnë vendin në përplasje sociale

Spaho: Disa të huaj në Shqipëri po e çojnë vendin

Demokrati Edmond Spaho tha se incidenti i ndodhur dje në protestën e PD-së ishte një mesazh që iu përçua ndërkombëtarëve.

I ftuar në studion e RTV Ora, Spaho u shpreh se disa të huaj në Shqipëri po e çojnë vendin drejt një përplasjeje sociale për shumë arsye.

“Ata e dinë si është gjendja në Shqipëri por nisur nga interesa afatshkurtra, për të ruajtur stabilitetin, këto interesa afatshkurtra po zgjaten e po zgjaten dhe tani u bënë 10 vjet me Edi Ramën, cedojnë në parimet e demokracisë. Kjo ka çuar në pikën që sot në Shqipëri nuk ka demokraci. Ky mesazh i përçohet komunitetit europian. Kjo ngjarje do të ketë efekte të mëdha në jetën politike të Shqipërisë, mos kujto se do të kalojë kaq lehtë. Unë nuk e përziej komunitetin europian, veçanërisht kryeministrat e nderuar i lë jashtë, por këtu në Shqipëri ka disa të huaj që me qëllim apo ngaqe janë indiferentë, të paaftë apo të korruptuar po e çojnë vendin në përplasje sociale, pikë. Ngjarja e sotme e çon në përplasje sociale Shqipërinë”, tha Spaho.

Të fundit