Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho flet për incidentin në Korçë: Mu turrën një grup të rinjsh me kapuça, dikush më goditi

Spaho flet për incidentin në Korçë: Mu turrën

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka folur për incidentin që ndodhi sot në fshatin Zvezdë të Korçës, ku demokrati nuk u lejua të hynte në qendrën e votimit nga një grup njerëzish.

Spaho tha për mediat se kishte shkuar për të kontrolluar ecurinë e procesit të votimit kur është bllokuar nga një grup të rinjsh.

“Shkova për të kontrolluar ecurinë e procesit të votimit në fshatin Zvezdë. Paraprakisht kisha marrë informacion që një grup të rinjsh po ushtronin presion. Shkova në Zvezdë vetëm, pashë një grup të rinjsh me kapuça brenda dhe jashtë, hyra në korridor e njëjta situatë”, tha Spaho.

Deputeti tha se u pengua të hyjë në brendësi të qendrës së votimit nga dy persona të cilët duke iu drejtuar me emër iu turrën duke e nxjerrë jashtë. Spaho thotë se ka njoftuar në moment policinë e Maliqit dhe teksa priste efektivët është goditur nga një person.

“U përpoqa t’i bëj shenjë komisionerit, por më penguan dy gorilla trupmëdhenj, më dolën përpara. Lëviza djathtas ata djathtas, unë majtas, ata majtas. U përpoqa t’i anashkaloj ishte e pamundur dhe më pas tërhoqa njërin. Ti Edmond Spaho tha s’ke për të hyrë këtu. Kush je ti që më ndalon dhe e tërhoqa pasi po më pengonte.  Kur ndodhi kjo ngjarje të gjithë të rinjtë që ishin brenda dhe jashtë, u turrën dhe më rrethuan dhe u detyrova të dal. Njoftova komisarin e policisë së Maliqit si dhe KZAZ-në dhe kërkova prezencën në Zvezdë. Në pritje që të vinte policia, jam ndeshur me një lumë të sharash, ulërimash politike. Donin të tregonin dominimin e qendrave. I kam fotografuar dy gorillat, dhe po prisja të vinte policia, ndërkohë vjen deputeti Pendavinji me një grup tjetër që po më ofendonin. Në këto kushte i thashë Ilir Pendavinjit që ti je i lidhur me bandat, je hajdut bandash, hajdut zgjedhjesh. Në këtë kohë dikush më goditi në buzën e sipërme në krahun e majtë, por pa një problem serioz të themi. Duke qenë se situata po acarohej, u detyrova të dal jashtë”, tha Spaho.

Të fundit