Ditari i Opozitës

Spaho: Mazhoranca po tenton të kapë edhe KLSH-në

Spaho: Mazhoranca po tenton të kapë edhe KLSH-në

Deputeti demokrat Edmond Spaho deklaroi nga Kuvendi se mazhoranca po tenton të kapë edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga mosraportimi i KLSH sot në Kuvend, Spaho u shpreh se PS i është drejtuar me një gjuhë rrugaçërore të vetmin institucion që ka bërë denoncime.

“Ka tentative që të hedhe hallkat në kreun e KLSH-së. Me një gjuhë rrugaçërore i drejtohej institucionit të KLSH. Është i vetmi institucion që ka denoncuar sterilizimin, inceneratoret. S’keni vullnet politik. Prandaj u tërhoqa. Ua kam thënë këtë edhe aleatëve. KLSH rekord në komisione për 4 ditë. Ju jeni të paturp dhe arrogantë. Silleni si palaço dhe me këtë paturpësi keni kërkuar që të rishikoni ligjin për kontrollin e shtetit që ta vini në zap dhe atë”, tha Spaho.

Të fundit