Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Me rezistencë do të rrëzojmë diktaturën

Spaho: Me rezistencë do të rrëzojmë diktaturën

Deputeti demokrat Edmond Spaho tha nga tubimi në mbështetje të kryedemokratit Sali Berisha se të gjithë intelektualët dhe shtresa e mesme duhet të bashkohen kundër së keqes, referuar këtu qeverisë Rama.

Spaho u shpreh se vetëm me rezistencë mund të rrëzohet diktatura.

“Një apel dua tu bëj gjithë intelektualëve dhe shtresës së mesme, përfaqësuesve të shoqërisë civile që sot është dita, jo nesër. Duhet të na bashkoheni në këtë betejë. Mos prisni që e keqja do trokasë në dyert tuaja.

Të gjithë ata që heshtin e shikojnë, unë ju them, lëvizni e bashkohuni me ne. Me rezistencë do rrëzojme diktaturën”, tha deputeti i PD.

 

Të fundit