Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Nikolla dhe Felaj tentojnë të mbajnë ndezur përçarjen në PD

Spaho: Nikolla dhe Felaj tentojnë të mbajnë ndezur

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe nënkryetares Ermonela Felaj.

I ftuar në RTV Ora, Spaho u shpreh se të dyja përpiqen të mbajnë gjallë frymën përçarëse brenda PD-së, duke shkelur vazhdimisht rregulloren e Parlamentit. Duke folur për incidentit mes Berishës dhe Alibeajt, tha se Berishës i takonte replika.

“Kryetarja e Kuvendit dhe zëdhënësja e saj, përpiqen të mbajnë ndezur me aq sa munden frymën përçarëse brenda PD-së, duke shkelur në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Edhe sot ndodhi e njëjta gjë. Berishës i takonte replika sepse kryeministri gjatë fjalës së tij u mor me një kohë të gjatë me Berishën. Sipas rregullores replika bëhet në mënyrë të menjëhershme”, tha Spaho.

Të fundit