Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: “Non grata” e ka humbur fuqinë e dikurshme, persona si Tom Doshi zhvillojnë takime në kryeministri

Spaho: “Non grata” e ka humbur fuqinë e dikurshme, persona si

Deputeti i PD Edmond Spaho thotë se nuk do të habitej nëse kryedemokrati Sali Berisha do të shpallej “non grata” nga BE.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Spaho theksoi se “non grata” e ka humbur fuqinë e dikurshme, pasi sot persona si Tom Doshi zhvillojnë takime në Kryeministri.

“Ju siguroj që s’ka asnjë sentiment anti-amerikan në PD. Duhet të bëjmë një dallim mes SHBA-ve dhe përfaqësuesve të saj në vendin tonë, që çdo tre vjet ndërrohen. Disa nuk arrin të orientohen në vorbullën tonë. Mënyra se si është arritur te vendimi i DASH s’ka qenë e duhura, korrektja.

Nuk habitem, në politikë çdo gjë është e mundshme. Por çështja e ‘non grata’-ve në Shqipëri e ka humbur rëndësinë që kishte 1 vit e gjysmë apo dy vite përpara. Kur shikon elemente të PS-së që janë shpallur non grata takohen me kryeministrin. Tom Doshi ishte para dy ditëve në Kryeministri”, u shpreh Spaho.

 

Të fundit