Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: PD-ja është në depresion politik, Berisha e ka 'shkundur' partinë

Spaho: PD-ja është në depresion politik, Berisha e ka

Deputeti i partisë Demokratike Edmond Spaho e ka cilësuar 'foltoren' e ish-kryeministrit Sali Berisha si një gjë të mirë për partinë e cila nuk ka ndodhur që pas vitit 1997.

I ftuar në A2 CNN, Spaho tha se Berisha me nismën e tij i ka shkundur strukturat e partisë të cila janë në një depresion politik, sipas tij.

"Mund të them që Foltorja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur PD-së, të paktën që nga viti 1997. E ka shkundur partinë. Strukturat e partisë janë në depresion politik. Vetëm Sali Berisha mund ta bënte këtë shkundje dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës. Ai mund ta ketë nisur për interesa personale, por kjo i shërben shumë PD-së," deklaroi Spaho.

Spaho pohon gjithashtu se i janë ofruar dy poste, por i ka refuzuar duke preferuar të punojë si një deoutet i thjeshtë, pa një post në Kuvend apo në parti.

"Kam përgjegjësitë e mia për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike dhe për këtë arsye nuk kam pranuar post as në Kuvend dhe as në parti. Më janë ofruar dy poste dhe i kam refuzuar. Do të jap kontributin tim si deputet i thjeshtë. Nëse unë kam bërë gabime në të shkuarën, kjo nuk do të thotë se tani nuk duhet të ngre zërin dhe të kërkoj që ai që ka humbur 4 herë radhazi, të japë dorëheqjen," u shpreh Spaho.

Deputeti komentoi edhe deklaratën e Bashës, i cili e quajti një pjesë të PD-së 'llum'. Spaho u shpreh se nëse Basha ndjen se ka qenë pjesë e këtij 'llumi', duhet ta kishte ekspozuar më parë.

“Aq më tepër që zoti Basha vjen pikërisht nga qeverisja e Berishës, ka pasur poste ministrash dhe ka qenë kryetar partie. Basha ta ekspozonte më parë këtë “llumin”, meqë ka qenë pjesë e tij”, theksoi Spaho.

 

Të fundit