Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji: Synojmë 6-7 mandate

Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji:
Edmond Spaho, Ervin Salianji

Një ditë pas zgjedhjes së tij si drejtues politik i qarkut të Korçës, Edmond Spaho është prezantuar me strukturat e PD-së në këtë qark.

Spaho tha për mediat se propozimi i tij në këtë detyrë ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Ai shprehu bindjen se Partia Demokratike do të dalë forcë e parë në zgjedhje.

“Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet të heqim këtë të keqe qeverinë nga ky vend”, tha Spaho.

Ky i fundit ishte i shoqëruar edhe nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili tha se do të luftojnë për 6-7 mandate.

“Z. Spaho sjell edhe një kapacitet të ri, një element me shumë rëndësi për PD në qarkun e Korcës, që qarku të ketë 6 mandate për PD dhe do luftohet për mandatin e shtatë”, tha Salianji.

Të fundit