Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho tregon prapaskenat nga takimi i Bashës me zyrtarët e lartë gjermanë në 2018-ën, premtimi që nuk mbajti

Spaho tregon prapaskenat nga takimi i Bashës me zyrtarët e lartë

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka treguar prapaskenat e vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha në Bundestagun gjerman në maj të vitit 2018.

Ai e ka shoqëruar Bashën në atë vizitë dhe thotë se kryedemokrati takoi drejtuesit më të lartë të CDU/CSU, por dhe njerëz të rëndësishëm të kabinetit të kancelares Merkel.

Spaho thotë se zyrtarët gjermanë i kërkuan Bashës të mos i djegë mandatët dhe se ky i fundit u siguroi që nuk do e ndërmerrte një akt të tillë.

Deputeti shton se në kohën kur ishtë nënkryetar i PD ka pritur në një takim Susan Falatko, drejtoreshën e Europës Qëndrore dhe Lindore në DASH dhe se në emër të Bashës e ka siguruar që opozita nuk do i djegë mandatet.

Por vetëm disa muaj më vonë nga datat që përmend Spaho, Basha dhe opozita e bashkuar vendosi që t'i djegë mandatet.

"Ajo qe une mund te them me siguri, eshte qe ne Maj 2018 kemi vizituar Bundestagun Gjerman dhe zoti Basha pati mundesine te takoje jo vetem drejtuesit me te rendesishem te CDU/CSU ne Bundestag, por edhe njerez shume te rendesishem te kabinetit te Zonjes Merkel. Te gjithe na kerkuan te mos djegim mandatet dhe Basha i siguroi qe nuk do i djege mandatet.

Ne Tetor 2018 si drejtues i Grupit Parlamentar te PD dhe N/Kryetar i PD, kam pasur nderin te pres ne ambientet e Kuvendit, Zonjen Susan Falatko, Drejtoreshe e Europes Qendrore dhe Lindore ne DASH. E sigurova ne emer te Zotit Basha, qe atij as i shkon ne mendje qe te djege mandatet", shkruan Spaho në rrjetet sociale.

Të fundit