Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë

Spaho: Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë

Deputeti i PD-së Edmond Spaho tha se është turp i madh që Kuvendi sot nuk debaton për Kosovën.

Spaho tha se sot Vuçiç është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze në Beograd.

“Turp i madh që Kuvendi nuk organizon sot debat për Kosovën. Thikat për ta copëtuar janë mprehur dhe ky është skenar shumë ogurzi. Po nuk folëm sot kur do flasim.

Presidenti i Serbisë sot ka qenë në ambasadën ruse në Beograd, është takuar me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze. Turp i madh që anulohet takimi i dy qeverive në Kosovë, këtë mund ta bëjë vetëm një bashibozuk”, tha Spaho.

Të fundit