Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK çoi për gjykim Bllakon dhe Kokën, reagon Kryemadhi: Po Rama?

SPAK çoi për gjykim Bllakon dhe Kokën, reagon Kryemadhi: Po

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet për inceneratorin e Fierit dhe çoi në gjyq vetëm ish-ministrin Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako.

Kryemadhi thotë se pjesë e dosjes për gjykim duhet të ishte edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Reagimi i Kryemadhit

SPAK apo “pak”??  

U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.

U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?

Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?

Të fundit