Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK dërgon letërporosi në SHBA, Meta:Përpjekje për të krijuar "mjegull", jo për të provuar fajësinë

SPAK dërgon letërporosi në SHBA, Meta:Përpjekje për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për manipulim dhe keqpërdorim të autoriteteve amerikane në hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se letërporositë e dërguara në SHBA kanë qenë një përpjekje për të krijuar "mjegull" dhe jo për të provuar fajësinë e tij.

Sipas Metës, çdo kërkesë për ndihmë juridike drejtuar SHBA-së ka pasur si qëllim të vetëm mashtrimin e autoriteteve amerikane. Ai thekson se prokurorët e SPAK i kanë paraqitur Departamentit Amerikan të Drejtësisë informacione të rreme, duke pretenduar se kishin prova për përdorimin e tre kartave bankare amerikane nga ana e tij.

 Reagimi i Metës: 

Të dashur qytetarë,

Çdo letërporosi e nisur nga Prokurorët e SPAK-ut në SHBA, ka patur vetëm një qëllim, manipulimin dhe keqpërdorimin e autoriteteve amerikane kundër Ilir Metës.

Asnjë letërporosi, nuk është nisur në respekt të kontratës ligjore GSIS-LSI, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri.

Qëllimi ka qenë krijimi i mjegullës, por jo provimi i fajësisë së hamendësuar të Ilir Metës sepse prokurorët kanë qenë të bindur që në fillim, që gjithçka ka qenë mashtrim, siç rezultoi edhe me McKeon Group.

Shikoni si mashtrojne hapur qellimisht prokurorët e SPAK-ut, me firmë dhe me vulë, Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sikur gjoja e kanë të provuar se unë kam përdorur të paktën tre karta bankare amerikane.

Sikur t’u thoshin na ndihmoni se dyshojmë, që Ilir Meta mund të ketë përdorur karta bankare amerikane, po e pranojmë si logjikë, sepse dyshimi është gjithmonë i pranueshëm.

Por t’i mashtrosh me vetedije duke u thënë autoriteteve amerikane, sikur gjoja e kemi të provuar se Ilir Meta ka përdorur tre karta bankare amerikane është një mashtrim i qellimte i autoriteteve amerikane dhe një kompromentim i raporteve të bashkëpunimit transparent midis dy vendeve.

Duke e publikuar sot këtë letërporosi të datës 11 mars 2025, i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partnerët amerikanë dhe europianë se kurre në jetën time, jo vetëm nuk kam perdorur një kartë bankare amerikane apo europiane, por as kartë bankare shqiptare.

Së dyti, kurre nuk kam patur dijeni që një bashkëpunëtori i imi, ish i afërm i imi, apo person i afërt me mua të ketë përdorur ndonjë kartë bankare të tillë.

kurrenuk kam qenë në asnjë vend ku mund të jenë përdorur këto karta bankare që pretendojnë prokurorët.

Në të ardhmen, do të shikoni çudira të tjera si këto, sepse ua kemi thenë që fillim se standardet e rrrëmbimit, janë identike me vetë standardet e hetimit, me standardet e gjykimit dhe të paraburgimit tim.

Të fundit