Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Meta: Asgjë e re, kërkuam hetim kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së

SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve, Meta: Asgjë e re, kërkuam hetim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK i komunikoi mbylljen e hetimeve ndaj tij.

Në një reagim në Facebook, Meta i “hetim-fabrikime” ndërsa shprehet se ka kërkuar hetim për të gjetur kush i ka bërë pagesat e paligjshme në emër të LSI-së.

“Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në Dhjetor 2019. Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut.

Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit