Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK i sekuestroi Metës pasuritë? Reagon PL: Asnjë qindarkë! Kjo është shpifje

SPAK i sekuestroi Metës pasuritë? Reagon PL: Asnjë qindarkë!

Vjen reagimi i Partisë së Lirisë pas deklaratës së gazetares së News24, Klodiana Lala, sipas së cilës SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar rreth 300 milionë euro pasuri nga ish-zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë edhe të Ilir Metës.

Përmes zëdhënëses së saj, PL mohon kategorikisht çdo sekuestrim pasurie ndaj kryetarit Ilir Meta, duke e cilësuar pretendimin si shpifje dhe keqinformim publik.

 "Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta nuk i është sekuestruar asnjë pasuri dhe asnjë qindarkë. Këtë thotë edhe SPAK.

Znj. Klodiana Lala sonte ka shpifur ose me dashje ose e mashtruar nga "burimet" që rëndom tallen me të dhe e keqpërdorin vazhdimisht.
Një gazetare që pretendon se udhëhiqet nga profesionalizmi nëse nuk ka as edhe një fakt për pretendimet e saj duhet të ketë kurajon të kërkojë ndjesë publike për të pavërtetat që thotë dhe keqinformacionin që u përcjell qytetarëve", thuhet në reagimin e zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli. 

 

Të fundit