Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Bardhi: Dosja provoi se Rama merret me ndarjen e tenderave

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Bardhi: Dosja provoi se Rama merret me

Gazment Bardhi, kreu i grupit të PD, ka deklaruar se kërkesa e SPAk për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, tregon se Rama po mbron veten.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se kjo dosje dokumenton me prova se si Rama merret me ndarjen e tenderave.

“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e parë, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave!”, shkruan Bardhi.

Të fundit