Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon t'i mbyllë gojën Berishës: Mund të flasë vetëm me familjen

SPAK kërkon t'i mbyllë gojën Berishës: Mund të

SPAK ka kërkuar që kreu i PD-së Sali Berisha të mos ketë komunikim me asnjë person, veç familjarëve me të cilët banon në apartamentin në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë. Këto janë orët e fundit të Berishës në liri të plotë.

“…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në njoftimin e SPAK.

GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00