Flash News

E-TJERA

SPAK mbyll hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria nis komunikimin e akuzave

SPAK mbyll hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria nis komunikimin e

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet mbi dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, ndërsa ka nisur me komunikimin E akuzave.

Akuzat përfshijnë veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë.

Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

Të fundit