Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK me dy standarte, Malltezi: Për blerje votash, Beleri në burg, Bufi dhe Memolla në detyrë

SPAK me dy standarte, Malltezi: Për blerje votash, Beleri në burg,

Jamarbër Malltezi ka sjellë një shembull se si SPAK veprone me dy standarte për kryebashkiakët.

Në një postim në Facebook, Malltezi ka bërë një krahasim mes Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, dhe dy kryebashkiakëve të tjer, Majlina Bufi e Roskovecit dhe Edison Memolla i Rrogozhinës.

Malltezi shkruan se për të njëjtën vepër penale, Beleri ndodhet prej 17 muajsh në burg, ndërsa Bufi e Memolla vijojnë të mbeten në detyrë.

“Për të njëjtën vepër penale - blerje votash, Fredi Beleri ka 17 muaj në burg, ndërkohë që Majlinda Bufi dhe Edison Memolla kanë 18 muaj në detyrë që “hetohen” në gjendjen të lirë ...(Textbook definition of political prisoner). Edison Memolla u la të kandidonte tri herë pasi u regjistrua duke blerë vota dhe u angazhua Ministria e Drejtësisë t’i çonte votues në qendrën e votimit në burg, vendim që u shpall i pavlefshëm nga Kolegji Zgjedhor, por ministri është ende në detyrë,” shkruan Malltezi.

 

Të fundit