Flash News

Ditari i Opozitës

"SPAK me standard të dyfishtë", Këlliçi: Qeveria po mbron Ballukun, duhet të ishte prej një muaji në burg

"SPAK me standard të dyfishtë", Këlliçi: Qeveria
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi zhvillimet e fundit nga aktualiteti politik dhe drejtësia.

Duke u ndalur te çështja Balluku, ai tha në News 24 se ajo duhet të ishte arrestuar prej një muaji, por qeveria dhe mazhoranca e marrin ende në mbrojtje zëvendëskryeministren, e cila akuzohet për aferat në tenderime tek tuneli i Llogarasë dhe në Unazën e Madhe.

“Lajmi që vjen nga SHBA për luftën ndaj trafikut të drogës është sigurisht një lajm i mirë. Por gjithashtu prioritetet e deklaruara nga e dërguara Van Horn dhe e theksuar dje nga sekretari Rubio, duhet të jenë edhe prioritetet tona. Pra lufta ndaj karteleve të drogës, kundër korrupsionit, pra mungonte të përmendej vetëm emri i Edi Ramës në atë qëndrim.

Mjafton të kujtojmë edhe rastin e fundit të Belinda Ballukut dhe mbrojtjen që po i bëhet asaj, kur prokuroria ka një muaj që kërkon arrestimin e saj. këto janë tregues të qartë se institucionet e drejtësisë duhet të intensifikojnë luftën e tyre për realizimin e këtyre prioriteteve, për ta përkthyer në emra konkretë. Rama i lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar”, tha Këlliçi.

I pyetur për strategjinë dhe qëndrimet e opozitës ndaj SPAK-ut dhe sulmet ndaj drejtësisë, deputeti i qëndroi mendimet se Prokuroria ka treguar standard të dyfishtë në lidhje me opozitën dhe mazhorancën.

“Por SPAK ka treguar standard të dyfishtë dhe ka persekutuar liderët e opozitës. Ky është fakt tashmë edhe i provuar nga Kushtetuesja për arrestin shtëpiak të zgjatur të zotit Berisha, liderit të opozitës. Ky është fakt, nuk mohohet. Por edhe thirrja ime në SPAK për thirrjen e Kuvendit të Rithemelimit, kjo është qesharake. Na thërrasin e na pyesin se me çfarë nafte shkon Berisha në Lezhë dhe për thirrjet në celular.

Fakt është kthimi i shtetit në organizatë kriminale, që ne i denoncojmë me dosje, të gjitha aferat korruptive, e që nëse do merreshin masa më parë, këto para të vjedhura mund të shkonin për shërbime në të mirë të qytetarëve”, vijoi deputeti demokrat.

 

Të fundit