Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK mohon akuzat: Nuk kemi penguar Dulen dhe Belerin të takojnë Ilir Metën në burg

SPAK mohon akuzat: Nuk kemi penguar Dulen dhe Belerin të takojnë Ilir

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mohuar akuzat e Tedi Blushit, i cili pretendoi se ky institucion kishte penguar deputetin Vangjel Dule dhe eurodeputetin Fredi Beleri të takonin Ilir Metën në paraburgimin “313” në Tiranë.

Në një reagim zyrtar, SPAK deklaron se miratimi i lejës për vizitat e deputetëve në institucionet e paraburgimit jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pa pasur nevojë për një autorizim paraprak nga prokurori i çështjes.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme bën të ditur se deri në orën 15:15 të datës 31 janar 2025, në protokollin e saj nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për një takim me ndonjë të paraburgosur.

SPAK i referohet nenit 51 të ligjit nr.81/2020, sipas të cilit deputetët mund të vizitojnë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale pa autorizimin e Prokurorisë.

Kështu, institucioni i drejtësisë hedh poshtë pretendimet e Blushit, duke ia deleguar përgjegjësinë Drejtorisë së Burgjeve për shqyrtimin e lejeve të vizitës.

Të fundit