Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK nisi hetimet për tenderin e pastrimit, Hoxha: Vora, vendi ku krimi dhe administrata janë bërë bashkë

SPAK nisi hetimet për tenderin e pastrimit, Hoxha: Vora, vendi ku krimi dhe

 “Bashkia e Vorës është më e korruptuara në vend, ku krimi dhe administrata janë bërë bashkë”, kështu është shprehur ish- kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha.

Në një reagim në Facebook ai ka kujtuar se për tenderin me pastrimet, çështje për të cilën SPAK ka nisur sot hetimet, e ka denoncuar para shumë kohësh.

Prokuroria e Posacme SPAK ka nisur sot hetimet per tenderin e pastrimit ne Vore. Nje tender te cilin une e kam denoncuar per shume kohe , dhe ndihem mire sot qe degjoj kete lajm.

Nuk ka dyshim se Bashkia Vore eshte Bashkia me e korruptuar e Shqiperise, ku krimi dhe administrata jane bere bashke. Ky korrupsion eshte perdorur ne 14 maj per te manipuluar zgjdhjet , dhe kjo tashme eshte e qarte si drita e diellit. E pergozoj SPAK per kete hap dhe i bej thirrje ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtje dhe mos te ndikohet nga pushteti.

Jo vetem ky tender , por edhe shume te tjere ne Bashkine Vore jane korruptiv. Me shume gjasa nese drejtesia do te beje punen e saj te pavarur ne Vore shume shpejt do te kemi zgjedhje te parakohshme”, shkruan Hoxha.

Të fundit