Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"SPAK rrethon korrupsionin e Ballukut", Vokshi: Protestat e PD, mision për zgjedhje të lira

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë me protesta të shpeshta dhe të përhershme, lokale dhe kombëtare, për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Në një intervistë për Syri TV, ajo akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit dhe për pengesa në procesin e hetimeve të SPAK për korrupsionin e Belinda Ballukut, duke e lidhur këtë direkt me mbrojtjen e interesave të kryeministrit.
Vokshi shtoi se objektivi kryesor i PD mbetet krijimi i një qeverie teknike që siguron standardet demokratike dhe drejtësi në procesin zgjedhor.
Vokshi: Është ajo që Partia Demokratike dhe kryetari i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, ka premtuar. Kemi premtuar protesta të vazhdueshme. Protesta të shpeshta, të vazhdueshme, ë, si lokale dhe edhe kombëtare. Menjëherë mbas zgjedhjeve, Partia Demokratike nëpërmjet Task Forcës së saj, të ngritur brenda Partisë Demokratike, mori disa muaj për të investiguar, për të hetuar dhe për të raportuar për krimin elektoral. Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara, të devijuara, të dhunuara. Dhe për disa muaj Partia Demokratike, bëri atë që premtoi.T'i tregonte jo vetëm kombëtarëve, por dhe ndërkombëtarëve, atë çka ndodhi para 11 majit dhe pas 11 majit. Unë besoj që këtë detyrë dhe këtë premtim ndaj qytetarëve, transparencën për atë sa kemi mundur, për atë çka ka ndodhur para dhe gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ne tashmë e kemi mbajtur.
Dhe sigurisht, kush ka qenë objektivi kryesor dhe kush mbetet objektivi kryesor strategjik i Partisë Demokratike? Për aq kohë sa që në 2013-ën deri më sot, Edi Rama nuk ka organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe objektivi i parë i çdo proteste të organizuar nga Partia Demokratike është të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët. Pse? Sepse demokracia del nga zgjedhjet. Demokracia është votë. Nëse nuk i lejon qytetarët e tu që të votojnë lirshëm, të votojnë ndershëm, atëherë nuk ka demokraci në Shqipëri. Dhe këtë ja kemi dalë që t'ia dëshmojmë, t'ia tregojmë edhe faktorit ndërkombëtar. Tashmë, unë besoj që, në mos 100%, po 90 ose mbi 90% e faktorit ndërkombëtar, tashmë e ka të qartë Po. se kush është Edi Rama dhe se si i ka manipuluar zgjedhjet Edi Rama.
Nesër bashkë me disa kolegë të mi do jemi në Bruksel, ë, do kemi një mision të, të Partisë Popullore Europiane këtë javë që vjen në Shqipëri, duke pasur parasysh që javën që shkoi ishte dhe një, dhe një mision i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Pra, është kambanë alarmi, po bie kambana e alarmit në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ë, dhe në të gjitha organizimet politike të partive, jo vetëmtë qendrës së djathtë, por edhe të majtë. Objektivi kryesor i protestave është zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por a ka zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën? Nuk ka. Ndaj kush është kërkesa e Partisë Demokratike? Qeveri e, qeveri teknike, apo caretaking government, siç është edhe modeli i Maqedonisë. Nuk po kërkojmë modele të vendeve të zhvilluara, po kërkojmë një model siç e kanë vendet e rajonit.
Patjetër që korrupsioni i Belinda Ballukut, që nuk është një gjë e re, të gjithë e kanë ditur, gjithë shqiptarët e kanë ditur, po tashmë më së fundmi, edhe SPAK-u vendosi që të, ta, që publikisht të, të kërkonte me një kërkesë në parlament, të dërgonte dosjen për Belinda Ballukun, që deri më sot, pavarësisht ë, asaj që ishte në dijeni dhe pavarësisht kallëzimeve të njëpasnjëshme nga Partia Demokratike, SPAK-u nuk ishte afruar tek Edi Rama. Tashmë, SPAK-u po afrohet, po e rrethon, si të thuash, Edi Ramën. Po i afrohet te njerëzit që ka afër Edi Rama. Me kërkesën që çoi në parlament për heqjen e imunitetit, duke i argumentuar Këshillit të Mandateve dhe Parlamentit që është e domosdoshme menjëherë të hiqet imuniteti i Belinda Ballukut.
Pse? Për ndërhyrjen në tendera, për barazinë në tendera dhe rrjedhimisht abuzimin dhe korrupsionin në tendera, duke filluar nga, nga tuneli i Llogarasë, dhe duke i shtuar edhe 10 apo 11 akuza të tjera, që në total bëjnë 1.1 miliardë euro abuzime nga Belinda Balluku, të siguroj që janë shumë më tepër se kaq abuzime nga Belinda Balluku që ka pas Edi Ramën. I kërkoi pra që t'i hiqet imuniteti. Sigurisht, Edi Rama është pas të gjitha aferave korruptive. Dhe me pengesën që i bëri për javë e javë të tëra parlamentit, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, dhe sidomos me amendimin që ka çuar tashmë zyrtarisht në parlament, për, për sigurimin e super imunitetit të Edi Ramës, pra, bëhet për Edi Ramën, jo për Belinda Ballukun, po për Edi Ramën, praktikisht është një amendim që bëhet për emra të veçantë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38