Flash News

Ditari i Opozitës

'Prokurorët ruajnë me fanatizëm të dhënat ku qeveria më e korruptuar e Europës del lakuriq'

'Prokurorët ruajnë me fanatizëm të dhënat ku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, është shprehur se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë paralizon veprimet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

Hoxha shprehet se kjo është një shuplakë për SPAK, e cila dëshmon për shkeljet e rënda të kësaj trupe ndaj ligjeve të vendit dhe Konventës së të Drejtave të Njeriut.

Postimi i plotë i Lisandër Hoxhës

"Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Gjeneve paralizon veprimet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

Kjo eshte nje shuplake per SPAK, e cila deshmon per shkeljet e renda te kesaj trupe ndaj ligjeve te vendit dhe Konventes se te Drejtave te Njeriut.

Po a duhej te ishin elitar keta prokurore?

A u vettuan, u trajnuan dhe u çertifikuan si ajka e drejtesise?

A ju dhane suport pafund nga partneret duke perkrahur çdo veprim te tyre?

A paguhen sa askush para tyre ne sistemin e drejtesise?

A ruhen me garde sikur te ishin uji i paket?

A kane pervoje disa vjeçare ne sistem çka perjashton mungesen e profesionalizmit?

Perse i bejne keto veprime ne shkelje te te drejtave te njeriut ndaj gazetarit Qyno???

Sepse gazetari Qyno po u prish biznesin prokuroreve te SPAK.

Ata sot po sillen si gardianet e mbi 80 mije faqeve komunikime te botes se krimit me politikene permes Encrochat dhe SKY.

Ata ruajne me fanatizem te dhenat ku qeveria me e korruptuar e europes del lakuriq.

Per kete arsye u sulen si bisha pa ligj mbi gazetarin Qyno duke e rrembyer ate per 7 ore dhe duke shkelur çdo norme juridike dhe njerezore.

SPAK eshte pritur me entuziazem nga qytetaret, te cilet jane denuar te jetojne ne padrejtesi.

Kjo eshte fatkeqesia me e madhe per nje shoqeri.

Kjo aspirate per nje drejtesi te pavarur po venitet çdo dite fale mungeses se integritetit te disa prokuroreve dhe vartesise se tyre ndaj parave te korrupsionit.

Demi qe disa prokuror po i bejne besimit te qytetareve te drejtesia ka prodhuar mungese shprese dhe emigrim masiv.

Ky dem nuk riparohet as me deklarata dhe as me disa arrestime banale ku akuzojne pleshtin e ujkut se hengri kopene.

Kolloset e korrupsionit jane sot te qete fale disa prokuroreve qe jane turpi i drejtesise.

 

Të fundit