Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Fitorja e parë e qytetarëve ndaj Erion Veliajt

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Fitorja e

Belind Këlliçi ka komentuar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës me urdhër të SPAK.

Në një postim në facebook, Këlliçi shkruan  se kjo ngjarje  është një hap i parë i drejtësisë për një nga aferat më të mëdha në histori, me firmë e përgjegjësi nga kryebashkiakut më i korruptuar i këtyre dekadave, Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

SPAK ka konkluduar se në inceneratorin e Tiranës kemi të bëjmë me mashtrim me pasoja të rënda, shpërdorim detyre, pastrim parash, e më shumë. Krime mjaft të renda këto. Krime për të cilat kam ngritur herët zërin bashkë me kolegë të Opozitës.

E sotmja është fitorja e parë e qytetarëve të ndershëm ndaj kryebashkiakut më të korruptuar të këtyre 3 dekadave.
Inkurajoj SPAK të çojë deri në fund hetimin e të bëjë drejtësi të plotë, duke vënë para ligjit Erion Veliajn dhe pa asnjë diskutim bossin e madh, Edi Ramën.

Ndryshe nga rastet e tjera, me inceneratorin e Tiranës autori i keqbërjes është në dritën e diellit, pasi ai me firmën e tij ka insistuar që të ngrihet kjo skemë e mashtrimit me pasoja të rënda, e pastrimit të parave, dhe vjedhjes së qytetarëve të Tiranës.
Mund ta ndalosh ndryshimin duke vjedhur votën, por modeli i ngritur mbi abuzim e zullum nuk zgjat përgjithmonë.
 

Të fundit