Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK si koncension i SOROS!

SPAK si koncension i SOROS!

Nga Besart Xhaferri

Në këtë vend drejtësia e re është koncesioni më korruptiv i Edvin Ramës, e sot të rinjtë e guximshëm të FRPD protestuan përpara SPAK!

Akuza me indice specifike nga Arben Ahmetaj nuk mjaftojnë për SPAK që të nisi hetime ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Vetëposhtërimi i SPAK nuk ka të ndalur, teksa në  Prokurorinë e Posaçme është paraqitur dje drejtoresha e “Harry Fultz” për të dhënë shpjegime për diplomën e Belind Këlliçit, i cili është diplomuar në një Universitet në SHBA dhe nuk e ka fshehur kurrë diplomën, ndryshe nga i pashkolli Erion Veliaj.

Ndërkohë që për Belind Këlliçin me kërkesë të Idajet Beqirit, SPAK thërret mësuesit e gjimnazit, kreu i Bandës 5D që i ka të gjithë vartësit në qeli ose kandidat për në qeli vijon të jetë i lirë pasi e ka marrë në mbrojtje Babloku i Dosjes 184.

Drejtësia e re është ekspozuar si në mashë në duart e Edi Ramës dhe shqiptarët përballë këtij fakti duhet të reagojnë fuqishëm.

Së pari në 8 Shkurt duhet të dalim në shesh, kundër këtij Narkosulltanati dhe së dyti në 11 Maj shqiptarët brenda dhe jashtë vendit duhet të ndëshkojnë si kurrë më parë arkitektin e kapjes shtetit dhe nxitjes eksodit, Edi Ramën.

Të fundit