Flash News

Ditari i Opozitës

“SPAK-u të bëjë detyrën!” Basha thirrje Krajës: Ndëshkoni politikanët e korruptuar! Keni mbrojtjen e SHBA-së

“SPAK-u të bëjë detyrën!” Basha thirrje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të sotëm me gazetarët ka përsëritur thirrjet ndaj SPAK-ut, por edhe prokurorisë që të ndëshkojnë politikanët e korruptuar. Ndërsa përsërit argumentat e tij se pse kryeministri Rama ka dështuar në trajtimin e pandemisë, Basha i ka kërkuar ‘SPAK-ut të bëjë detyrën’.

“Le të vijmë tek realiteti. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që nuk mbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon, ndihma për biznesin dhe familjet që kanë humbur vendin e punës është zero.

E vetmja gjë që oshtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK-ut. Duhet ta harrojë Rama dhe SPAK-u se unë do lodhem duke dalë ditë për ditë deri ditën e fundit të Edi Ramës që po afron në pushtet dhe të kërkoj që SPAK-u të bëjë detyrën.

Është detyra juaj zoti Kraja, zotërinj prokurorë të SPAK-ut. Jeni të mbrojtur nga SHBA dhe partnerët. Janë marrë të gjitha masat që të mos keni frikë me qëllim që të realizoni synimin numër një të SPAK-ut që është jo t’i mbroni por t’i ndëshkoni politikanët e korruptuar. Ndaj zoti Kraja dhe prokurorë, hapeni gojën. A i keni nisur hetimet. Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët dhe vjedhjen e parave të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Të fundit