Flash News

Ditari i Opozitës

"SPAK vetëm ekzekuton porositë”, Këlliçi: Spektakli i sotëm, përplasje brenda PS

"SPAK vetëm ekzekuton porositë”, Këlliçi:

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi e ka cilësuar spektakël aksionin e BKH në shtëpinë e kreut të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, ku iu sekuestrua dhe telefoni bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se ngjarja e sotme është thjeshtë çështje e përplasjeve të brendshme në Grupin e PS.

“Kushdo që mendon se pas show-ut të sotëm, SPAK po bën drejtësi, GABON! Spektakli i sotëm, me regji të paralajmëruar, është thjeshtë çështje e përplasjevE të brendshme në Grupin e Strukturuar Kriminal, që formalisht quhet PS!

Ky është thjesht një dorëzim i kontrolluar i Edi Ramës! SPAK vetëm ekzekuton porositë”, shkruan Këlliçi.

Të fundit