Flash News

Ditari i Opozitës

Specialja s'lejoi Thaçin në varrimin e të atit, Salianji: Injorim i ligjit nderkombetar dhe shkelje e kodit zakonor

Specialja s'lejoi Thaçin në varrimin e të atit, Salianji:

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga burgu pasi Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Në rrjetet sociale, Salianji e cilëson vendimin e brutale, arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut.
Sipas tij kjo eshte sa injorim i ligjit nderkombetar dhe shkelje e kodit zakonor.

"Prej çlirimit të Kosovës shume perpjekje jane bërë për të goditur lavdinë e UÇK.
E gjitha ka qënë e kotë.
Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qënë e drejtë.
Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kredite e lavdi luftëtarëve.
Arrestimi i drejtuesve të UÇK është njē nder aktet qe kosovaret ja njohin vulen qe do te njollosë luften e tyre per liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, qe i refuzohet e drejta per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te babës eshte brutale arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut.
Eshte sa injorim i ligjit nderkombetar dhe shkelje e kodit zakonor.
Asnjē gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi llogjiken njerëzore.
Kjo ështē një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari.
Kosova ka një menyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shenuar arritje të reja nē zhvillim, nē integrim, nē respektimin e të drejtave të njeriit, në sundimin e ligjit.
Ndersa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t'i mungojnë nderimet e respekti siç e ka nē traditë shqiptari", shkruan Salianji. 

Të fundit