Flash News

Ditari i Opozitës

Spiropali e akuzoi se hodhi benzinë, Hoti: Ishte aromatizues, le ta verifikojë Prokuroria

Spiropali e akuzoi se hodhi benzinë, Hoti: Ishte aromatizues, le ta

Deputetja demokrate Elda Hoti i është përgjigjur akuzave të kryeparlamentares Elisa Spiropali e cila e akuzoi se hodhi benzinë në Kuvend, madje e kërcënoi se me Hotin do të merrej SPAK dhe Prokuroria.

Hoti tha për mediat se lënda që hodhi ishte vetëm një aromatizues që nuk vendoste në rrezik jetën e asnjë deputeti. Hoti tha se Prokuroria mund ta verifikojë lehtësisht dhe se nuk i trembet kërcënimeve.

“Ajo çfarë hodha në Parlament nuk ishte asgjë që mund t’iu rrëzikojë jetën deputetëve. Ai ishte aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe Spiropali me shokët se bëri kërcënim ndaj meje. S’më tremb asgjë”, tha Hoti.

Të fundit