Flash News

Ditari i Opozitës

Spiropali kërcënon deputeten e PD: Do merret SPAK-u dhe Prokuroria me ju

Spiropali kërcënon deputeten e PD: Do merret SPAK-u dhe Prokuroria me

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputeten demokrate Elda Hoti, pasi pretendoi se mbante me vete një shishe benzinë.

Spiropali iu drejtua Hotit me kërcënime duke i thënë se me deputeten do të merrej SPAK-u dhe Prokuroria, pasi sipas saj kishte kryer një krim.

“Keni bërë një krim, erdhët me shishe benzine me vete, keni rrezikuar jetën e deputetëve, dilni jashtë, jeni e përjashtuar, me ju do merret Prokuroria dhe SPAK duhet të merret me ju. Garda të verifikojë materialin që kishte me vete zonja Hoti”, tha Spiropali.

 

Të fundit