Flash News

Ditari i Opozitës

Spiropali nuk lejon debatet, Bardhi: Nuk vendos Suel Çela, Troplinët dhe Xhabaftët për Kuvendin

Spiropali nuk lejon debatet, Bardhi: Nuk vendos Suel Çela, Troplinët

Ditën e sotme do të rikthehet të Kuvendi, pas një shkëputje nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 11 Majit.

Seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 12:00, teksa dy orë para seancës, në orën 10:00 kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Konferencën e Kryetarëve.

Por ndërkohë, socialistët nuk do të lejojnë diskutime jashtë rendit të ditës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se ky vendim i kryetares Elisa Spiropali është i qëllimshëm për të mos lejuar denoncimin e farsës elektorale.

“Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seance turpi për të bërë vetëm foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton rregullorja e Kuvendit. Unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, ku ne fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal, ku vodhët dhe dhunuat zgjedhjet duke e krahasuar Shqipërinë me Sirinë. Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet. Siç e thotë OSBE, ju keni shkallmuar barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris, ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë”, tha Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.

Ai debatoi direkt me Spiropalin dhe Taulant Ballën për këtë vendim.

“Kush e cakton se çfarë bëhet në Konferencën e Kryetarëve dhe në Kuvend. Partnerët tuaj Suel Çela apo Troplinët e Durrësit. Zonjë, duhet të sqarosh ato cfarë unë ngre këtu. Nuk lejoj të flasë ushtari i Suel Çeles. Dhe ti zonjë mos mu sill sikur ke ardhë nga Suedia, por ke ardhë nga strofulla e Xhabaftëve. U kërcënuan fëmijët e kolegëve të tu dhe ti si Kryetare e Kuvendit shkove e more në mbrojtje Xhabaftët,” tha Bardhi.

Të fundit