Flash News

Ditari i Opozitës

"Spitalet COVID në censurë”, Basha bashkëbisedim me gazetarët: Situata përtej maksimumit! 1 infermiere për 15 pacientë

"Spitalet COVID në censurë”, Basha bashkëbisedim me
Foto Ilustruese/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“As unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me gazetarë të sociales për t’u informuar më tepër rreth situatës së pandemisë.

“Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID”, ka thënë Basha në takimin me gazetarët që kanë ndjekur prej muajsh situatën nepër spitale për shkak të COVID-19.

I pyetur nga Basha rreth situatës së COVID-19, Erjon Skëndaj tha se ka muaj që e ndjek dhe se situata ka ardhur gjithmonë dhe duke u agravuar.

“Si shumë kolegë të tjerë, që nga data 9 mars, jemi në terren. Situata ka ardhur duke u agravuar. Situata e informacionit ka ardhur duke u censuruar. Informimi nga grupi i ekspertëve u ndërpre pasi disa prej tyre u prekën nga COVID. Tani kemi vetëm një komunikatë nga MSH. Jemi përpjekur që gjithçka ta gjejmë me mundimet tona, me burimet tona nga brenda spitalit. Fati më i keq i joni është se qytetarët frigohen se po të flasin, mund të mbajnë keq pacientët. E mjekët kanë frikë që të flasin se humbasin vendin e punës. Unë kam kohë që nuk i drejtohem dot institucioneve, pasi sa herë që i drejtohem, ose kam marrë in formacion tjetër, ose s’më kanë dhënë përgjigje fare. Populli është në panik se nuk merr informacion, dhe në rrjetet sociale qarkullojnë historitë urbane që në spitale të vrasin. Në spitale kanë hyrë disa kolegë tanët. Fatkeqësisht ka qenë shumë të pakët. Mjekët po bëjnë maksimumin. Mjekët po shkojnë përtej maksimumit siç thotë populli; shumë e për lumë. Një infermier që ka 15 pacient, ka lënë dhe gjera mangut, nga pamundësia e kohës”, ka thënë Skëndaj.

Në vijimësi të argumentit Basha është shprehur se mungesa e informacionit sjell panik tek qytetarët.

“Mungesa e kontributit sjell panik dhe mungesa e informacionit po ashtu. Nëse s’ka transparencë, ska llogaridhënie. Ajo që the; 1 infermiere për 15 pacientë, tregon atë që kemi thënë ne prej kohësh. Mos mendon se duan të fshehin të vërtetën”, u shpreh Basha.

Më tej, gazetari Skëndaj ka nxjerrë si problematikë ikjen e mjekëve jashtë vendit.

“Situata është e turbullt. S’mund të arrijë në konkluzione. Një gjë është e sigurt, se problem është ikja e mjekëve në Gjermani. Në atë kohë, titullarët e ministrisë, thoshin se; kemi mjekë në ardhje, jo në ikje. Pandemia na nxori zbuluar. Kemi dy spitale të ezauruar, s’kemi staf. Unë mendoj se mungesa e transparencës ka lidhje me dy hallka; mos marrjen e përgjegjësive dhe për të dhënë një realitet fiktiv, se jemi më mirë më mirë se vendet e rajonit. Nuk tregohet e vërteta. Kam 8 muaj që e them”, tha Skëndaj, duke shtuar se problemi emergjent është decentralizimi i sistemit.

“Është decentralizimi i sistemit. Në Kosovë, vetëm rastet e rënda vijnë në Prishtinë. Në Shqipëri, në çdo rast të prekjes së pulmonit është referuar në Tiranë. Mjekët e familjes, në vend që të bëjnë një hallkë të fortë, po bëjnë gabim në kura, duke i ngarkuar njerëzit me medikamente dhe ata përfundojnë në spital pas 10-12 ditësh”, u shpreh Skëndaj.

Një tjetër gazetare ka vënë në duke kostoja e trajtimit të një të sëmuri në kushte shtëpie, e cila shkon deri tek 900 mijë lekë. Sipas Dea Dervishit, Redemsiviri shitet nën dorë në tregun e zi, ndërkaq të sëmurët presin deri në 6 orë në ambulanca para spitalit. Dervishi u shpreh se pacienti që ndërroi jetë sot priti dje 3 orë në ambulancë dje.

Gazetarët raportojnë se kapacitetet tek infektivi janë të shteruara. Fjona Çela, një tjetër nga gazetarët e sociales, u shpreh se para dy ditësh një paciente që trajtohej në ambulancë kishte 10 ditë pa përgjigjen e tamponit. Ajo theksoi se ka me qindra raste si ai i Lutfi Çekirit dhe se shërbimet e tjera në QSUT janë në kaos të plotë për shkak të pandemisë.

Erion Skëndaj u shpreh se “detyrimi i maskës kur ne jemi masivisht të infektuar, masë e kotë”. Skëndaj theksoi se pandemia ka lënë pas dore të sëmurët me sëmundje të tjera.

Të fundit