Flash News

Ditari i Opozitës

"Spitalet janë si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi", PD nxjerr videon: Rama ka hyrë në një karantinë mendore

"Spitalet janë si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi",

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në spitalet Covid në vendin tonë nuk mungon asgjë, dhe se ofrojnë gjithçka si në vende të tjera.

PD ka nxjerrë një video, krahas së cilës shkruan se Rama ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore dhe nxjerr marrëzi nga goja.

Postimi i plotë:

Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore.

Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës.

Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill.

 

Të fundit