Flash News

Ditari i Opozitës

"Spitali i Fierit në tokë private", LSI: Policia dhe Garda po kërcënojnë pronarët

"Spitali i Fierit në tokë private", LSI: Policia dhe Garda

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar Policinë dhe Gardën se kanë rrethuar tokën private bujqësore ku do ndërtohet spitali i Fierit nga Turqia.

Mehmetaj thotë se pronarët e vërtetë të tokës bujqësore janë vendosur që në orët e para të mëngjesit, por po kërcënohen nga policia për të mos i lejuar të qëndrojnë e filmojnë se çfarë është duke ndodhur.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj shkruan se as gazetarët nuk janë lejuar të transmetojnë live ngjarjen. Më tej, ajo ngren disa pyetje për kryeministrin Rama dhe i bën thirrje Gardës që të mos dhunojë qytetarët që janë në pronën e tyre.

Statusi i plotë:

Që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private. Pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradës na kanë kontaktuar të shqetësuar, pasi garda dhe policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur. Po ashtu edhe gazetarëve u është kërkuar të largohen për të mos transmetuar live ngjarjen.

Pse trembet Edi Rama nga pronarët e tokës? Pse nuk pranon të komunikojë me ta publikisht? Pse nuk ndjek rrugën institucionale dhe ligjore për zhvillimin e projekteve? Pse kërcënohen qytetarët? Pse nuk bëhet transparencë mbi marrjen e vendimeve? Me kë u konsultua Edi Rama përpara se ti vinte gishtin asaj toke? Kush janë ekspertët e shëndetit publik dhe urbanistikës që e kanë sygjeruar atë tokë bujqësore, nën nivelin e autostradës dhe me lagështi si vend të përshtatshëm për ndërtimin e një spitali?

I bëj thirrje gardës dhe policisë së shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private, të mbrojnë të drejtën e tyre për tu informuar e të drejtën e medias për të transmetuar e informuar publikun.

"Spitali i Fierit në tokë private", LSI: Policia dhe Garda

Të fundit