Flash News

Ditari i Opozitës

“Sqaro popullin...”, Rama thirrje Bashës, reagon Paloka: Ish-luftëtarët e UÇK kanë nevojë për mbështetje, kryeministri bën lojën e Serbisë

“Sqaro popullin...”, Rama thirrje Bashës, reagon Paloka:
Foto Ilustruese/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas kërkesës së Ramës drejtuar Bashës, për të sqaruar popullin për të kaluarën e tij si hetues i UÇK-së.

Përmes një postimi në Twitter, Paloka e ka cilësuar si skandaloze veprimin e Ramës, duke thënë se “sot që ish-luftëtarët e UÇK kanë nevojë për mbështetje, dhe të gjithë duhet te jemi në krah të Kosovës për të  mos lejuar baltën e Beogradit ta bëjë pis, Edi Rama vazhdon të bëjë lojën e Serbisë”.

“Skandaloze! Sot kur ish luftëtarët e UÇK kanë nevojë për mbështetje, kur të gjithë duhet te jemi në krah të Kosovës për të mos lejuar baltën e Beogradit ta bëjë pis, Edi Rama vazhdon të bëjë lojën e Serbisë. Pse?????”, shkruan Paloka.

Të fundit