Flash News

Ditari i Opozitës

Sqaron Berisha: Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes

Sqaron Berisha: Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e

Kryetari i PD, Sali Berisha dha sërish sqarime lidhur me votimin në parim në parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen ne votuam në parim. I thamë Ramës ti nxin, turpëron ishte ulur krah lubisë, ajo do të marrë ne vete ty ia thamë aty. Ne e bëmë të qartë se çfarë përfaqëson Rama. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë. Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesë, ftesa u dërgohet vendeve. Pse e firmosi harmi i shtetit autorizimin?

Në vlerësimin tim, një nga meritat të jashtëzakonshme ka qenë Gaza, Trump e ndërpreu luftën. Administrata tjetër asgjë, vetëm fjalë. Trump dhe një kontribut të jasahtë zakonshëm për paqen. Si mund të ketë solemnitet me hajdutët, është qesharake”,-tha Berisha.

 

 

 

Të fundit