Flash News


Ditari i Opozitës

“Srebrenica”, Berisha kërkon të dënohet: Vuçiç është i gatshëm ta përsërisë në çdo kohë

“Srebrenica”, Berisha kërkon të dënohet:

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga foltorja e Kuvendit miratimin e një rezolute që dënon masakrën e Srebrenica. Ai theksoi se kjo është e rëndësishme për të mos përsëritur genocide sikurse ndodhën në Bosnjë.

Berisha u ndal edhe te presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai tha se Vuçiç ishte arkitekti i këtij genocidi. Berisha shtoi se Vuçiç është një “Putin i vogël i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohë”.

“Njohja e genocidit është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara. Ata që nuk njohin genocidin kanë. Njohja e genocidit është e qëllim që të mos përsëritet më. Aleksandër Vuçiç është arkitekti i këtij genocidi.

Është i regjistruar me zë dhe figurë që thotë se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parimi kryesor i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare. Ne kemi detyrim madhor ta dënojmë këtë genocide që është sanksionuar nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi.

Ështe genocid i faktuar dhe i pranuar nga vendet e qytetëruara. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, përgjegjësit të genocidit. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohë”, tha Berisha.

 

 

 

Të fundit