Flash News

Ditari i Opozitës

Starova: PD ka ngritur akuza për "masakër zgjedhore", por nuk po shohim provat; aleati disa pyetje për Bashën

Starova: PD ka ngritur akuza për "masakër zgjedhore", por
Arjan Starova

Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, i cili garoi në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e koalicionit PD-AN, vlerëson se klima politike në kampin e djathtë është e nxehtë, ndërsa thekson se opozita ka humbur për të disatën herë. Lidhur me pretendimet e PD për "masakër zgjedhore", ai thotë se deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë.

"E djathta ka ngritur akuzën për një "masakër" mbi zgjedhjet e fundit. Deri tani fatkeqësisht, nuk po shohim asnjë prove të "masakrës", megjithëse të gjithë mendojmë se zgjedhjet janë vjedhur", shkruan ai në rrjetet sociale.

Starova ka reaguar edhe për mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, që do të zhvillohet nesër. Ai bën me dije se aleatët nuk janë ftuar të marrin pjesë. Sipas tij, në mbledhje do thuhet se nuk i njohin zgjedhjet, por kjo shton Starova, është e pavërtetuar.

"Nesër, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD-së mblidhen për të diskutuar mbi këtë "masaker" dhe asnjë nga aleatët nuk është thirrur të jetë pjesmarrës. Është e qartë që nesër vetëm do të thuhet se nuk i njohim zgjedhjet, por kjo do të jetë një deklaratë e njëanshme dhe e pavërtetuar. Logjikisht, mbetet të thuhet edhe se demokratët nuk do të marrin pjesë në legjislaturën e re", shkruan më tej Starova.

Ky i fundit ngre disa pyetje se ku po shkon e djathta dhe thekson se beteja politike duhet vijuar duke filluar së pari me ndryshimin e vetes.

"Ku po shkon e djathta? Për ku është duke i udhëhequr mbështetesit e saj? A është e sigurt se nuk po gabon? A është e sigurt se do të ketë përkrahjen e aleatëve ndërkombëtarë?"-thotë Starova.

Të fundit