Flash News

Ditari i Opozitës

“Statuti do të zbatohet pikë për pikë”, Berisha: Do të kërkoj votëbesim

“Statuti do të zbatohet pikë për pikë”, Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha tha se do të kërkojë votëbesim pas humbjeve në zgjedhjet evndore të 14 majit.

Teksa citoi nenin e statutit të PD-së, Berisha tha se do të zbatohet pikë për pikë çfarë kërkon rregullorja. Berisha tha se e gjithë përpjekja do të bëhet për të garantuar votën e lirë si detyrim ndaj dmeokracisë.

Berisha: Problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim. Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë. E gjithë përpjekja ime bëhet si një detyrim ndaj demokracisë dhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit ose që kanë pasur frikë të votojnë ndaj tij.

 

Të fundit