Flash News

Ditari i Opozitës

“Stendat e shpresës”, Meta me të rinjtë në Tiranë: Po promovojmë planin për transport publik falas

“Stendat e shpresës”, Meta me të rinjtë në

Nga stendat e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ilir Meta ka promovuar tek qytetarët planin për transportin falas nga kandidati i dalë nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë ka ndarë foto me të rinjtë, ku ka shkruar se ‘Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës për qytetarët’.

POSTIMI I PLOTË:

Në stendat e shpresës, aty ku të rinjtë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” po promovojnë tek qytetarët planin e shkëlqyer të Belind Këlliçit për transportin publik falas.

Plani i Belind Këlliçit për transport publik falas redukton radhët e gjata për abone të studentëve, redukton trafikun, ndotjen dhe kostot e qytetarëve.

Ky plan është një nga shumë treguesit e ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët, për të cilët Bashkia e Tiranës pas 14 Majit do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së tyre.
Bashkë Fitojmë

Të fundit