Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Sterilizimi/ Tre italianë refuzojnë dëshminë, policia: Janë jashtë territorit shqiptar
Ka nisur mbledhja e radhës e komisionit hetimor për ‘Sterilizimin’ ku tre shtetasit italianë të thirrur për të dëshmuar kanë refuzuar pjesëmarrjen.
Kryetarja e komisionit hetimor të Sterilizimit, Albana Vokshi ka njoftuar se pasi komisioni iu drejtua policisë për ndihmë në mënyrë që tre shtetasit italian të silleshin për të dëshmuar, blutë kanë kthyer një përgjigje ku njoftohet se këta persona janë shtetas italianë jashtë territorit të Shqipërisë, dhe për pasojë nuk mund të veprohet.
‘Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare kanë kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe përderisa janë përfitues të drejtpërdrejtë janë të detyruar të paraqiten në komision.
Nëse vijojnë të refuzojnë, opozita ka mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar’, tha ajo.