Flash News

Ditari i Opozitës

Sterjovski u largua nga koalicioni, Berisha: Sa i vjetër është njeriu, po aq e vjetër është edhe tradhtia

Sterjovski u largua nga koalicioni, Berisha: Sa i vjetër është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas largimit të Vasil Sterjovskit, lideri i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Evropian (AMIE), nga koalicioni me PD dhe vendosjen e tij në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Në një koment të shkurtër për mediat, Berisha tha: “Sa i vjetër është njeriu, po aq e vjetër është edhe tradhtia. Nuk ke ç’i bën.”

Lëvizja e Sterjovskit ka shkaktuar habi, pasi ai u largua nga koalicioni me PD vetëm disa orë para afatit të fundit për dorëzimin e listave zgjedhore. Sterjovski e justifikoi vendimin e tij me mungesën e mundësisë për të kandiduar në listat e PD-së.

Të fundit