Flash News

Ditari i Opozitës

Strasburgu rrëzon Kushtetuesen, i jep të drejtë Malltezit kundrejt shpifjeve të Taulant Ballës

Strasburgu rrëzon Kushtetuesen, i jep të drejtë Malltezit

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, duke i dhënë të drejtë padisë së drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në çështjen e shpifjes ndaj Taulant Ballës.
Malltezi akuzon gjykatat shqiptare se kanë vepruar nën ndikimin e Edi Ramës, duke penguar aksesin në drejtësi dhe zvarritur çështjen për vite.
Sipas tij, vendimi i Strasburgut detyron rishqyrtimin e çështjes dhe konfirmon shkeljen e të drejtave për një proces të rregullt ligjor.

Reagimi i plotë:

GJEDNJ sot ndeshkoi praktiken antiligjore te gjykatave ne Shqiperi te cilat jane nen friken e Edi Rames dhe japin vendime politike ekstraligjore.

GjEDNj njoftoi sot vendimin e saj ne lidhje me padine time ndaj Taulant Balles per shpifje. Ne kete vendim ajo rrezoi vendimin e Gjykates Kushtetuese qe u be mburoje e shpifjeve te Balles dhe manipulimeve te prokuroreve te SPAK, duke me refuzuar mua ankimin mbi pretendimin e pabazuar te kalimit te afatit 4 mujor.

14 vite me pare Taulant Balla shpifi ne lidhje me token e pronareve private tek ish klubi Partizani. Une bera padi civile dhe Gjykata e Shkalles se pare me dha te drejte dhe denoi Ballen per shpifje. Gjykata e Apelit mori vendimin sipas te cilit e drejta e Balles per lirine e fjales perfshinte te drejten e deklaratave te rreme.

Gjykata e Larte nuk guxoi te merrte vendim per 8 vjet (2014-2022), e me pas rrezoi rekursin me pretendimin qe ka ndryshuar Kodi i Procedures Civile ne 2017 - pra 3 vite pasi qe ishte depozituar ceshtja ne GJL kur vete Kodi ka nje nen qe tregon se ceshtjet qe ishin ne gjykim do vijonin te trajtoheshin me kodin e vjeter. Jo vetem kaq, por nuk njoftuan vendimin deri pas me shume se 3 muajsh me qellim qe te pengohej ankimi ne Gjykaten Kustetuese.

Qellimit politik i sherbyen drejtesia politike me mashat e saj – prokuroret Millonai dhe Kraja – duke sekuestruar dosjen origjinale te procesit civil, pa asnje nevoje, sepse per cfaredo qellimi qe t’u duhej dosjes mund ti behej nje kopje zyrtare.

Ne mungese te dosjes gjyqsore, me gjithe kerkesat me shkrim prane gjykates, dosja nuk na u vu ne dispozicion – pra pamundesoi aksesin ne gjykate.

Kjo eshte e padegjuar ne asnje vend te botes dhe eshte shperdorim detyre nga prokuroret kamikaz te Edi Rames dhe Taulant Balles.

GJK e kontrolluar nga Edi Rama rrezoi kerkesen kinse u paraqit pas afatit 4 mujor, ne kundershtim me jurisprudencen e konsoliduar te GJEDNJ mbi ceshtjen e afatit 4 mujor nga momenti i njoftimit te pales dhe jo nga momenti i marrjes se vendimit qe merret ne fshehtesi, pasi kete te fundit pala nuk mund ta dije.

Te gjithe keto veprime arbitare te nje drejtesie te deformuar dhe bere njesh me sorospolitiken pamundesuan aksesin tim ne gjykate.

Vendimi i GJEDNJ vertetoi se ne Shqiperi gjykatat u bene ure ndaj pushtetit per te luftuar “armiqte e Partise“ dhe se procesi eshte ndotur nga pushteti i sulltanit.

Falenderoj GJEDNJ per konfirmimin e standardeve konventore per te drejtat e njeriut, detyrimin e gjykatave shqiptare qe t’a shqyrtojne ankesen duke respektuar te drejtat e mia kushtetuese dhe konventore, si edhe pagesen e demit moral per kete vonese. Me kete rast shpresoj qe gjyqtaret shqiptare te ngrihen ne nivelin e detyres duke u bere shtetare e jo lepe-peqe te pushtetit.

https://www.facebook.com/share/1ApJURKnqv/?mibextid=wwXIfr

Të fundit