Flash News

Ditari i Opozitës

Strazimiri bën denoncimin për mungesën e tamponëve, thirrje Ramës: Merru me qytetarët për aq kohë sa ka ngelur

Strazimiri bën denoncimin për mungesën e tamponëve, thirrje
Gent Strazimiri

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka bërë një denoncim së fundmi lidhur me mungesën e tamponëve në qendra shëndetësore.

nëpërmjet një postimi në Facebook, Strazimiri ka publikuar një video ku tregon si sorollaten qytetarët për të bërë testin e koronavirusit dhe për të marrë përgjigjen.

Më tej ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të merret me kujdesin e qytetarëve për q kohë sa i ka mbetur në qeveri.

Postimi i plotë:

Hap veshet dhe degjo sesi mungojne tamponet, sesi sorrollaten qytetaret per te bere testin dhe per te marre pergjigjen! Boll rremove ne te shkuaren e njerezve, siç kane bere paraardhesit e tu me jeten e shqiptareve per dekada me radhe.

Per aq kohe sa te ka mbetur, merru me kujdesin e jetes se qytetareve, me mjeket dhe infermieret qe i ke lene ne meshire te fatit.

Tampone nuk ka as ne Durres, tampone nuk ka as ne Elbasan, nuk ka ne te gjithe vendin, sepse banda qe drejton nuk do t’ia dije per njerezit. Degjoje te verteten dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate.

Të fundit