Flash News

Ditari i Opozitës

Strazimiri: UÇK në Hagë, Rama duke u marrë vesh në TV me Vuçiçin

Strazimiri: UÇK në Hagë, Rama duke u marrë vesh në TV

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka dënuar sjelljen e kryeministrit Ramës, sipas të cilit ka zgjedhur të bëjë marrëveshje me Serbinë ditën kur udhëheqësit e UÇK-së merren në pyetje në Hagë.

Përmes një statusi në Facebook, Strazimiri shkruan se ndërkohë që zëdhënësi i UÇK Jakup Krasniqi, është në Hagë, zëdhënësi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, është duke u marrë vesh me kryeministrin Rama për punë vllazërie.

Më tej ai vuri në dukje ngjashmërinë mes akteve të Ramës dhe atyre të Enver Hoxhës, i njohur për varësinë nga jugosllavët dhe shitjes së Kosovës.

Statusi i plotë:

"Kur të vret vllau, s'ke kujt ia lyp gjakun”!

- Zëdhënësi i UÇK Jakup Krasniqi, është në Hagë, për "krime lufte të supozuara"

- Zëdhënësi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, me "krime lufte TË PROVUARA E TË DËNUARA", është në TV duke u marrë vesh me "vllaun" Edvin Rama, për punë "bashkim-vllazërimi". Prapë, si në 1945 me Miladinin.

Të fundit