All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Streha e qenve të rrugës, Spahia përgënjeshtron Ramën: Ata që manipulojnë, i ftoj të kontribuojnë

All - Paragraf - 1

Streha e qenve të rrugës, Spahia përgënjeshtron Ramën:

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama lidhur me strehën për qentë endacakë.

All - Paragraf - 3

Rama deklaroi nga Shkodra disa ditë më parë, gjatë prezantimit të kandidatit socialist Benet Beci, se Spahia ka premtuar nmjë strehëz për qentë, të cilën nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë kurrë.

“Jam i bindur që Beneti do ta bëjë më në fund një strehë për qentë. Se kam dëgjuar që ky që keni këtu iu premton vazhdimisht se qentë do i fusi në strehë. Harrojeni se ka për të ndodhur ndonjë gjë e tillë. Qentë do mbeten rrugëve dhe do të shtohen rrugëve”, deklaroi Rama.

Në fakt, streha për të cilën Rama flet është realizuar javë më parë nga Spahia. Në një video të shpërndarë në Facebook, Spahia flet nga streha ku aktualisht qëndrojnë qentë që dikur jetonin në rrugë.

Spahia shprehet në video se të gjithë ata të cilët deklarojnë për arsye elektorale mosekzistencën e një qendre të tillë, të shkojnë ta shohin me sytë e tyre.

“Jemi këtu në të parën dhe të vetmen strehëz publike për strehimin e qenve endacakë të ndërtuar nga Bashkia Shkodër. I ftoj të gjithë ata që zgjedhin për arsye elektorale të mashtrojnë publikisht duke deklaruar mosekzistencën e një qendre të tillë, të vijnë dhe ta vizitojnë, ta shohin me sytë e tyre. Madje do t’iu bëja thirrje pikërisht atyre që deklarojnë që nuk ekziston kjo qendër, të kontribuojnë në realizimin e qendrave të tjera në bashkitë e tjera”, thotë Spahia në video.

Të fundit