Flash News

Ditari i Opozitës

Studenti rrëfen vështirësitë: Punoj të përballoj kostot e universitetit, prindërit janë të papunë

Studenti rrëfen vështirësitë: Punoj të përballoj
Klajdi Caca, Belind Këlliçi

Klajdi Caca, student i Universitetit të Arteve tha se mësimi online është një dështim i madh. Degë të caktuara si pedagogjia muzikore nuk mund zhvillohen në telefon, shtoi ai.

Kostot ishin një tjetër shqetësim që student ngriti gjatë bashkëbisedimit me kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi.

Pagesa e internetit shkon afro 30.000 lekë në muaj, tha Caca, ndërsa shtoi se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga ministria apo shteti.

Ai u shpreh se situata është kaotike. Cacës i dihet të punojë për të përballuar jetesën në Tiranë, pasi prindërit jaë të papunë.

Sipas tij, janë me mijëra studentë në kushte po kaq të vështira, duke theksuar se ënse situata nuk ndryshon ai do të largohet nga vendi.

Belind Këlliçi: Sot jemi me Klajdi Cacën, një student viti i dytë master, me një histori si mijëra histori të tjera të studentëve shqiptarë që përballen me një realitet shumë të hidhur, që propaganda nuk na lejon ta shohim, por që shpresojmë që shumë shpejt ne do ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur për të gjithë studentët shqiptarë.

Klajdi Caca: Unë jam student i Universitetit të Arteve, jam viti i dytë pedagogji muzikore, master. Kam 5 vite që unë bëj universitetin, ndërkohë që jam edhe në punë.

Belind Këlliçi: Je i detyruar dhe të punosh?

Klajdi Caca: Jam i detyruar edhe të punojë për arsye se unë kam të dy prindërit pa punë. Ata nuk arrijnë dot të më mbajnë në Tiranë, sepse jetesa këtu është shumë e shtrenjtë, është tarifa që është një nga problemet kryesore, është qiraja që unë jetoj me qira këtu, uji, drita. Plus tani edhe për shkak të pandemisë që zhvillojmë mësimin online.

Belind Këlliçi: Jeni duke bërë mësimin online edhe tani?

Klajdi Caca: Jemi duke bërë mësimin online edhe tani që flasim. Në këndvështrimin tim është një dështim shumë i madh, sepse në universitetin tonë, siç dihet, ne kemi edhe lëndën “Piano” dhe lëndën Piano nuk e jep dot. Si do e japësh online?

Belind Këlliçi: Po me çfarë mjetesh e bën mësimin?

Klajdi Caca: Ne mësimin online e kemi zhvilluar me telefon. S’kemi asnjë mbështetje nga Ministria, nga shteti, nga bashkia, edhe sistemi njëherë punon, njëherë s’punon, plus që edhe pagesa e internetit që shkon afro 30.000 lekë në muaj kosto

Belind Këlliçi: Pse të duhen dy paketa?

Klajdi Caca: Dy paketa që kushtojnë nga 15.000 lekë afro..

Belind Këlliçi: Asnjë mbështetje..

Klajdi Caca: Asnjë mbështetje, zero mbështetje. Nuk mund ta vazhdojmë më në këtë gjendje. Situata është kaotike. Janë me mijëra studentë si puna ime, në kushtet e mia dhe kam vendosur jo vetëm unë por qindra e mijëra studentë si unë, siç e thash, kam vendosur që në qoftë se në vazhdim nuk do ndryshojë situata unë do largohem përgjithmonë nga vendi im.

Belind Këlliçi: Por shpresoj që ta ndryshojë edhe bashkë do ta ndryshojmë, apo jo?

Klajdi Caca: Shpresoj! Shpresoj shumë që kjo gjendje të ndryshojë sa më parë.

Të fundit