Flash News

Ditari i Opozitës

Subvencion 20% të kredisë për shtëpi për çiftet e reja, Xhaferri:Një çati për çdo çift të ri

Subvencion 20% të kredisë për shtëpi për çiftet

"Një çati për çdo çift të ri do të jetë premtimi ynë kryesor për të rinjtë shqiptarë, të cilëve projekti qeveritar i pastrimit të parave në ndërtim ua ka pamundësuar blerjen e një prone", është shprehur kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri..

Ky është edhe shkaku kryesor i eksodit dramatik të të rinjve shqiptarë, dhe kjo temë ishte kryefjala e bashkëbisedimit në puntatën e dytë të FRPD Podcast me Laertin dhe Klean.

"Ne do të implementojmë modelin hungarez, ku shteti subvencionon 20% të kredisë që një çift i ri merr për blerjen e banesës. Kjo nismë do të shoqërohet me rritje pagash në çdo sektor.

Në momentin që familjet e reja bëhen me 3 fëmijë, ky subvencion falet plotësisht!"

Të fundit