Flash News

Ditari i Opozitës

“Suel Çelës ia thyej brinjët”/ Zbardhet debati Noka-Basha: Nëse delegatët e Elbasanit janë kërcënuar, dorëhiqem

“Suel Çelës ia thyej brinjët”/ Zbardhet debati

Mbledhja e Kryesisë së Patisë Demokratike është shoqëruar me debate mes deputetit Flamur Noka dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky i fundit ka kërkuar që të pranojnë se Kuvendi po organizohet nga Aqif Rakipi, Suel Çela dhe Tom Doshi, teksa duket se e garanton Nokën se këtë e dinë të gjithë deputetët në Elbasan.

Nga ana tjetër, Noka ka hedhur poshtë akuzat e Bashës duke deklaruar para krydemokratit, se në rast se demokratët e Elbasanit janë kërcënuar, atëherë ai do të japë dorëheqjen.

Noka: Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Cela, rraja, Tom Doshi. Është shume e rende kjo deklarate. Po thoni indirekt qe Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatet e Elbasanit janë intimiduar nga kushdo qofte, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit ne pune te tyre, kjo është pune e tyre.

Basha: Tani, qe Aqif Rakipi eshte futur me koke ne ketë proces, e ka marre vesh gjithe Elbasani. A eshte futur Suel Çela? Po eshte futur! Dhe jam i bindur se eshte me porosi te Edi Rames dhe jo te Sali Berishës. Po çfare mund te bejë nje 20 e ca vjeçar 4 ore nen presionin e Suel Çeles pervecse te firmose? Eshte turpi i kesaj partie te rrije nen meshire te Suel Çeles, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajes. Po detyra jote Flamur eshte t’i thuash atyre demokrateve qe te ankohen ne Elbasan per Suel Çelen “Suel celes ia thyej brinjet ketu”, po ti 4 ore rri ne Elbasan dhe iken. E kam te pamundur ne cdo qelize te trurit tim te pranoj Sali Berishen si porositës, por ai qe gjen kohen për te reaguar per cdo gje dhe nuk gjen kohen per te reaguar per kete, kjo nuk e nderon. Asnjë fjale per Aqif Rakipin, asnje fjale per Suel Çelen.

 

Të fundit