Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Alibeaj iu futi thikën pas shpine demokratëve

Sula: Alibeaj iu futi thikën pas shpine demokratëve

Deputeti i Partisë Demokratik, Dashnor Sula, deklaroi se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' do të fitojë më 14 maj në qarkun e Elbasanit të paktën 4 bashki.

Për "Kafe Shqeto" në Syri Tv, Sula tha se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin, Belsh dhe një bashki tjetër. Edhe pse dikur mbështetës i tij, sot Sula deklaron se Enkelejd Alibeaj iu futi thikë pas shpine demokratëve.

"Të jemi të qartë që unë kurrë nuk kam qenë kundër Primareve dhe i kam mbështetur që në fillim kandidatët e Primareve.  Mbas 30 prillit pasi u bë Kuvendi , kishte dy rrugë ose rruga pa vulë, sigël as asgjë, kur erdhi momenti që duhet të ishim të gjitha bashkë pas vendimit të 3 marsit, ndryshoi sjellja e tyre dhe këtu u ndava dhe argumenti i vetëm ishte bashkimi për zgjedhjet e 14 majit, gjë që nuk ndodhi.

Alibeaj ju futi një thikë pas shpine demokratëve. Sepse duhet të ishim të bashkuar kundrejt mazhorancës dhe jo duke vendosur kandidatë që i kanë shanset zero për të fituar përballë PS. Unë nuk jam dakort me këtë qëndrim dhe jam ndarë në këtë moment haptazi. Nëse do kishte një moment qe do punohej për kandidatët të përbashkët po, por në këtë moment nuk mund të bashkohem me ta, që të bëjmë rolin. Unë do shikoj të gjithë faktorët. Diegia e mandateve dhe mospjesmarja në zgjedhje vendore është një çmenduri kolektive. Duhet të përballesh, të përplasesh. Që pjesa tjetër të kuptojë që ti lufton. Kurrë nuk duhet lënë fusha bosh!", tha Sula.

Të fundit